Skip to content

Vrasja horror në Greqi/ 39-vjeçarja u masakrua me thikë nga bashkëshorti!

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi vazhdon të jetë në qendër të hetimeve, pasi një 41-vjeçar akuzohet për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij 39-vjeçare në Kalamatë, nënë e dy fëmijëve të mitur.

I dyshuari u paraqit sot para hetuesit dhe prokurorit, ku sipas mediave greke, kërkoi falje për krimin që ka shkaktuar zemërim dhe tronditje të madhe në komunitetin lokal.

Sipas të dhënave paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja ka marrë disa goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Deri më tani janë konstatuar një plagë në shpinë, dy në kraharor dhe një në qafë, ndërsa raporti përfundimtar pritet të përcaktojë numrin e saktë të goditjeve fatale.

Një nga elementët më shqetësues të çështjes është fakti se dy fëmijët e çiftit, 6 dhe 10 vjeç, ndodheshin në apartament në momentin e vrasjes, por nuk reaguan gjatë ngjarjes.

Sipas hetuesve, britmat e 39-vjeçares u dëgjuan nga fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Megjithatë, fëmijët vazhduan të flinin deri në orët e mëngjesit.

Published inNews