Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime të mëdha në SHTET! Largohen “koka” e njohur, ja kush janë emrat e rinj

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka larguar nga detyra, Anxhela Paparizon nga funksioni i Qendrës Spitalore Nënë Tereza (QSUT).

Në vendin e Paparizos është emëruar si drejtuese e re e QSUT-së, Rudina Degjoni. Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, Degjoni vjen nga një eksperiencë e gjatë në menaxhimin spitalor.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni

Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

READ MORE  Ishte me diabet, dje para se t`i hipte skafit injektoi insulinën dhe…/ DETAJE nga aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit

Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo”, thekson ministria e Shëndetësisë.

Një javë pas dorëheqjes së Lorena Arapaj, ditën e sotme është emëruar në krye të Spitalit të Vlorës Mjaftesa Sulaj.

Në 2025 Sulaj ishte kandidate për deputete në Kuvendin e Shqipërisë në angazhim për çështjet publike dhe përgjegjësinë qytetare.

Ajo ka mbaruar studimet e larta të nivelit të Bachelor, në 2022 në fushën e Kontabilitetit në SHBA.

Në 2023 përfundoi masterin shkencor në të njëjtën fushë. Në vitet pasuese Sulaj ndoqi studimet në Kontabilitet në Universitetin e La Sapienza në Itali.

READ MORE  Shpërthen KEQ Einxhel Shkira, nuk lë gjë pa thënë ndaj kryeministrit Rama

Gjatë studimeve në Master, Sulaj ishte pedagoge në Kolegjin Universitar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu mësohet se ka punuar si kontabiliste dhe audituese në disa kompani në SHBA.

Përvec kontributit të saj të dhënë në mësimdhënie, Sulaj është autore dhe bashkautore të disa artikujve shkencorë në fushën e Kontabilitetit.

Kujtojmë se drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, Lorena Arapaj dha dorëheqjen e saj të hënën e javës së shkuar dorëheqjen nga detyra e saj, vetëm 8 muaj pasi ishte në krye të këtij institucioni.

Published inNews