Me rastin e Kurban Bajramit, Selin dhe DJ Gimbo janë shfaqur së bashku në një moment familjar që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale.
Në një foto që po qarkullon me shpejtësi online, çifti shihet i rrethuar nga familjarët më të afërt të Gimbos, përfshirë katër motrat e tij dhe nënën, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive.Buzëqeshjet dhe afërsia mes tyre kanë bërë që ndjekësit të reagojnë menjëherë, duke ngritur pikëpyetje për raportin e tyre dhe thashethemet e fundit që kanë qarkulluar në rrjet.Komentet nuk kanë munguar: “Pra nuk janë ndarë?”, “Duket sikur gjithçka është në rregull” dhe “Një familje e bashkuar”, shkruajnë përdoruesit në postime të ndryshme.Edhe pse asnjë deklaratë zyrtare nuk është dhënë nga çifti, kjo dalje publike në një ditë feste është interpretuar nga shumë si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre vijon normalisht, pavarësisht zërave që i kanë shoqëruar së fundmi.

https://www.instagram.com/vipmagazine.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=71cc20d1-5348-416d-bdc6-cf173f569892
