Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngritur shumë pikëpyetje mbi prapaskenat e Ferma VIP.
Pamjet janë shpërndarë nga ish-konkurrentja Ola gjatë një bisede me ndjekësit e saj dhe në to shfaqen Mimoza Ahmeti dhe Zhaku duke biseduar mes tyre.
Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është momenti kur Moza dëgjohet duke thënë se nuk ka pasur llogari në Instagram dhe se ka qenë Agai, pra produksioni, ai që është marrë me kontrollin apo menaxhimin e Instagramit të saj.
Menjëherë pas kësaj deklarate, nga produksioni dëgjohet një ndërhyrje direkte:
“Moza, kujdes mikrofonin!”
Ky reagim ka shtuar edhe më shumë dyshimet dhe komentet online, pasi shumë ndjekës po aludojnë se biseda mund të ketë prekur tema që nuk duhej të bëheshin publike.
Pas publikimit të videos, nuk mungoi as reagimi ironik i vetë Olës, e cila shkroi:
“Mos e vet se kallxon”
Një thumb që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një ironi ndaj produksionit dhe trajtimit që, sipas tyre, mund të kenë disa banorë brenda fermës.
Videoja ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ndërsa komentet mbi “prapaskenat” e formatit po shtohen nga minuta në minutë.

