Skip to content

12-vjeçari gjendet i pajete pranë një lumi

Autoritetet franceze kanë arrestuar një 16-vjeçar lidhur me vdekjen tragjike të një djali 12-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në qytetin Rennes.

Sipas prokurorisë, adoleshenti ndodhet në paraburgim ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Trupi i 12-vjeçarit u zbulua të dielën pasdite pranë lumit Vilaine, pasi një peshkatar dëgjoi të qara dhe njoftoi menjëherë policinë. Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe e gjetën fëmijën të pajetë mes shkurreve.

LEXO MË SHUMË!  Pasi dështoi të kapte SPAK, PS shton presionet ndaj institucioneve të pavarur, Fatmir Xhafaj sulmon KLGJ

Sipas informacioneve nga hetimi, një peshqir i lagur ishte lidhur rreth qafës së të miturit, ndërsa ekipet mjekësore nuk mundën ta shpëtonin.

Banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja, duke theksuar se lagjja konsiderohet e qetë dhe e frekuentuar nga familjarë, këmbësorë dhe vrapues.“Është një tronditje e vërtetë. Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë që një krim i tillë mund të ndodhte këtu”, tha një banor për AFP.

LEXO MË SHUMË!  PAMJET që po bëjnë xhiron e rrjetit, motoristi kapet duke ngrënë ushqimin e klientit

Sipas medias franceze Ouest-France, prindërit e 12-vjeçarit po marrin mbështetje psikologjike, ndërsa çështja po hetohet nga departamenti special për krimet e rënda në Rennes.

Published inNews