Skip to content

Ngjarje tronditëse në vend, dy persona i japin fund jetës

Sot qyteti i Durrësit është tronditur nga dy ngjarje të rënda, pasi dy persona kanë humbur jetën duke u vetëvarur në lagje të ndryshme të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në zonën e ish-Kënetës nga familjarët, ndërsa një tjetër rast është regjistruar në lagjen nr. 18, ku një 46-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë dhe grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat që çuan në këto akte tragjike.

Ngjarje të tilla rikthejnë vëmendjen te rëndësia e kujdesit për shëndetin mendor dhe mbështetja që familja dhe shoqëria duhet t’u japin personave që përballen me vështirësi emocionale apo psikologjike.

Published inNews