Skip to content

LAJMI I FUNDIT / Luajti me a*më zjarri dhe plag*si shokun e mitur, arrestohet i riu në Kamëz!

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Berit Beker”, brenda banesës së të riut.

Sipas hetimeve paraprake, ai ka menduar se arma pistoletë nuk kishte fishek dhe e ka shkrepur pa dashje, duke plagosur shokun e tij.Pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Përveç 19-vjeçarit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, shokë të tyre, pasi dyshohet se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes. Është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se mbahej pa leje.I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përgjegjësive të secilit të përfshirë.

Published inNews