Skip to content

Detaje nga aksidenti tr agjik i ndodhur mbremjen e djeshme

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik i regjistruar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku një automjet u përplas me një kamion, dhe si pasojë fatkeqësisht humbën jetën katër persona.

Siç raportuam edhe më herët nga aksidenti fatal humbën jetën katër personat që udhëtonin në automjetin tip BMW me targa të Shkupit. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

Mediat maqedonase raportojnë se një prej viktimave është edhe Riste Velkov, bariton dhe solisti i Operas dhe Baletit Nacional të Maqedonisë, së bashku me djalin e tij 20-vjeçar.Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend. Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i vlerësuar për interpretimet në produksionet “belkanto”, duke fituar reputacionin e një artisti me “ngjyrë kadifeje të zërit”.

Published inNews