Skip to content

Krim i rëndë/ 30-vjeçari vr*t babain me kaçavidë dhe stol pas një sherri, ngjarja u zbulua nga e motra

Vrasja e një 67-vjeçari nga djali i tij 30 vjeç, i cili, sipas rrëfimit të tij, e ka vrarë pas një konflikti të ashpër në banesën e familjes, ka shkaktuar tronditje të madhe në Selanik të Greqisë.

30-vjeçari dyshohet se e ka goditur të atin me kaçavidë dhe stol, duke i shkaktuar plagë fatale. Ai është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është ngritur procedurë penale për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike.

Sipas autoriteteve, 67-vjeçari është gjetur i pajetë brenda banesës, me plagë që, sipas hetimeve, janë shkaktuar nga djali i tij.

Në vendngjarje janë sekuestruar një thikë dhe një kaçavidë, të cilat do të ekzaminohen në laborator, si dhe dy kuti me tableta narkotike pa recetë mjekësore. Në vend ka mbërritur mjeku ligjor dhe ekipi i policisë kriminale të Greqisë veriore.

I arrestuari pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore.

E ka pranuar krimin para motrës

Ngjarja është zbardhur pasi motra e 30-vjeçarit shkoi në banesën e familjes për të kërkuar të atin.

Ajo e gjeti 67-vjeçarin të pajetë në katin e poshtëm të shtëpisë dhe më pas gjeti vëllanë duke fjetur në dhomën e tij. Kur i tha se babai i tyre kishte vdekur, ai dyshohet se i ka pranuar se e kishte vrarë pas një sherri.

Published inNews