Skip to content

Edi Rama zemerthyer ben reagimin urgjent

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ndarjes nga jeta të politikanit të njohur shqiptar, Servet Pëllumbi i njohur ndryshe si profesori i socialistëve.

Në postimin e ndarë në faqen e tij zyrtare, Edi Rama publikoi një foto të politikanit, krah së cilës shtoi: Lamtumirë profesor.

Kryeministri Rama me një plagë të hapur nga largimi i Servet Pëllumbit, reagoi zemërthyer për ikjen e tij duke postuar foto nga arkivat e periudhës së tranzicionit, ku politikani shfaqet në protestën e njohur të Partisë Socialiste që ai themeloi, në referendumin e vitit 1996.

READ MORE  Plag*sja e të miturit në Kamëz, 17-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën

Për humbjen e profesor Pëllumbit ka reaguar i pikëlluar dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në radhët e politikës shqiptare, ku Pëllumbi la një gjurmë të veçantë me kontributin e tij ndër vite.

I njohur ndryshe si “profesori i socialistëve”, Servet Pëllumbi mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme duke lënë pas një plagë të madhe për familjarët dhe të gjithë shoqërinë shqiptare për të cilën dha një kontribut të veçantë.

READ MORE  Kërkohet dorëheqja me urgjencë, çfarë po paralajmeron Edi Rama? Postimi i tij i fundit TRAZON rrjetin

Ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ai do të mbahet mend si një nga figurat kyçe që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të vendit që nga fillimet e tranzicionit demokratik.

Published inNews