Skip to content

FOTO-VIDEO / “Peshkaqen në Dhërmi”? Zbardhet e vërteta e videos virale që po tmerron pushuesit në rrjet

Një video që po qarkullon me shpejtësi orët e fundit në rrjetet sociale ka përhapur panik te pushuesit, duke pretenduar se një peshkaqen i rrezikshëm është shfaqur shumë pranë bregut në plazhin e Dhërmiut. Megjithatë, pas verifikimeve rezulton se bëhet fjalë për një lajm të rremë (Fake News) që riciklon pamje të vjetra për përfitim klikimesh.
Video e vitit 2018 rihidhet sikur ka ndodhur sot
Pamjet ku shihen dhjetëra pushues duke dalë me nxitim nga deti dhe ku pretendohet se janë parë peshkaqenë të vegjël në Drimadhë, në të vërtetë i përkasin gushtit të vitit 2018. Kjo video e vjetër po përdoret qëllimisht nga faqe të ndryshme në TikTok dhe Instagram me nisjen e sezonit turistik për të tërhequr vëmendje artificiale.
Çfarë thonë ekspertët?
Ekspertët e mjedisit dhe të botës nënujore sqarojnë se në bregdetin e Jonit nuk ka asnjë alarm apo rritje të prezencës së specieve të rrezikshme për njerëzit. Edhe pse ndër vite peshkatarët kanë kapur në det të hapur specie të thellësive si peshkaqeni “Bishtdrapër”, detet tona mbeten plotësisht të sigurta dhe nuk ka pasur asnjëherë sulme ndaj pushuesve.
Autoritetet dhe operatorët turistikë u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre skenarëve që synojnë vetëm shikueshmërinë në rrjetet sociale duke dëmtuar imazhin e turizmit.

Published inNews