Skip to content

Dh*nuan kamerierin 18-vjeçar për pagën, xhaxhai niset me kallash drejt hotelit në Durrës për ti vr*rë

DURRËS – Një konflikt për pagesën e një 18-vjeçari që punonte si kamerier në një hotel në zonën e Malit të Robit, në Golem, rrezikoi të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale.

Sipas të dhënave paraprake, 18-vjeçari G. N. dyshohet se është dhunuar nga disa persona të lidhur me pronarin e hotelit, pasi kishte kërkuar pagesën për punën e kryer.

I riu përfundoi në Spitalin e Kavajës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, xhaxhai i tij, M. N., 47 vjeç, dyshohet se është armatosur me një kallashnikov dhe është nisur drejt hotelit me qëllim vrasjen e personave që kishin dhunuar nipin e tij.

LEXO KËTË LAJM  Kush është KOKA E SHTETIT afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës, ja çfarë zbuluan përgjimet…

47-vjeçari u ndalua në afërsi të hotelit, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjet një çantë shpine me një armë automatike kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se pas konfliktit, vendi ku kishte ndodhur ngjarja dyshohet se ishte pastruar, ndërsa DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

LEXO KËTË LAJM  Mbi 500 projekte pa garë, 60 studio europiane dhe miliarda të fshehura, çfarë fshihet pas “Sky ECC-së” së re që ka

Për dhunimin e 18-vjeçarit janë arrestuar F. H., 28 vjeç, dhe E. D., 20 vjeç. Një tjetër person, A. F., 36 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa M. M., 36 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë.

Në pranga përfundoi edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, M. N., 47 vjeç.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /noa.al

Published inNews