Skip to content

Ngjarje e rëndë në vend, ka të vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Shosh të Shkodrës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë.

Viktima është Tonin Zojza, i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhej në një zonë pyjore duke prerë dhe mbledhur dru në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

LEXO KËTË LAJM  Zjarri në Drizë të Fierit, Belinda Balluku reagon për situatën kritike: Janë evakuuar 6 familje! Pritet të angazhohet edhe një helikopter tjetër

Dyshohet se gjatë punës një pemë e ka goditur 58-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme procedurale.

“Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

LEXO KËTË LAJM  Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur, njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë (Video)

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inNews