Skip to content

Bëri bujë për shtëpinë luksoze, Elton Tozaj “nxjerr zbuluar” Françeska Muratin: Nuk e ka blerë, e ka marrë …

Françeska Murati është një nga emrat më të përfolur në media dhe në rrjetet sociale, veçanërisht për jetesës e saj luksoze, veshjet e markave të kushtueshme dhe pronat që ka prezantuar publikisht.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë në media ka qenë banesa e saj në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës. Në atë kohë, apartamenti u raportua se kishte një vlerë prej rreth 700 mijë eurosh.

LEXO KËTË LAJM  Tragjedia rrugore në Lushnje, identifikohen 2 gratë që humbën jetën nga mbytja

Por së fundmi, gazetari Elton Tozaj ka hedhur një tjetër version mbi historinë e kësaj banese. Përmes një InstaStory, ai ka pretenduar se Françeska Murati nuk e ka blerë apartamentin, por e ka marrë atë me qira.

Sipas gazetarit, ai ka siguruar edhe një kontratë qiraje, e cila sipas tij, parashikon një pagesë mujore prej 1300 euro.

LEXO KËTË LAJM  “Ajo iku me njerkun!”/ Nëna u lidhi sytë fëmijëve dhe i braktisi në pyll, në çantë u kishte vënë vetëm 1 pako biskota dhe…

“Mashtroi gjithë dynjanë që ka blerë shtëpi në Lake Vieë. Ndërkohë kontrata e qirasë 1300 euro në muaj! Pse mi Franc pse? Po ti the që t’u dogj shtëpi, të hyri hajduti herës tjetër! Të kishte hyrë qiraxhiu! Mu bërë më keq se Luana me shtëpi te Kodra e Diellit,” shkruan ai në postim.

Published inNews