Skip to content

Historia tragjike e Anës: Shkoi për të festuar fejesën në Vlorë, por flakët i morën jetën. I fejuari në luftë me vdekjen në Itali

Një lajm tragjik u mësua mbrëmjen e djeshme pasi u raportua se e reja Ana Dyrmishi, trupi i së cilës u dogj në flakët që përfshinë hotel “Brooklyn” më 16 gusht, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të rinisë.

Raportohet se mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Durrës trupi i pajetë i Anës, së cilës i jepet sot lamtumira e fundit.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në pah nga pushimet e Anës në Vlorë të cilat u përmbyllën me tragjedi.

LEXO KËTË LAJM  Rama merr dhuratën e jashtëzakonshme nga Erdogan, por i paditur fati i saj!

Gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se Ana ndodhej në Vlorë së bashku për të kaluar disa ditë pushimi me të fejuarin e saj, Arnaldon, të cilët sa ishin fejuar.

Mirëpo, fati i Anës ishte shkruar ndryshe. E reja humbi jetën nga pushimet e para e të fundit me partnerin e saj të jetës, i cili është duke luftuar për të rikthyer trupin e tij si në gjendjen e mëparshme.

Edhe Arnaldo, pësoi dëmtime të rënda në të njëjtën ngjarje, rreth 35% djegie në trup. Ndaj mësohet se ai është dërguar nga familjarët në Itali për trajtim të specializuar.

LEXO KËTË LAJM  Një “kërcitje” në gju mund të jetë ALARM serioz? Mjekët zbulojnë SHENJAT që nuk duhen injoruar!

Ditët e pushimit në krahët e njëri-tjetrit, u kthyen në tragjedi për çiftin Ana-Arnaldo.

E reja, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën.

Ndërsa Arnaldo, aktualisht ndodhet në Itali duke luftuar me vdekjen, në pamundësi për t’i dhënë lamtumirën e fundit dashurisë së jetës së tij.

Published inNews