Skip to content

Përplasja me monopatinë i mori jetën djalit 13-vjeçar, të dhënat e policisë për ngjarjen dhe të dyshuarin

Tragjedi për një familje në Lezhë, pasi humbën djalin e tyre 13 vjeçar nga një aksident i dhimbshëm.

Fëmija ishte sonte rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, duke lëvizur me monopatinë.

Në një moment, automjeti me drejtues shtetasin Ervis Kume, rreth 33 vjeç, ka aksidentuar të miturin, rreth 13 vjeç, ndërsa po lëvizte me monopatinë.

LEXO MË SHUMË!  Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re ushtaraku, baba i tre fëmijëve (EMRI/Foto)

Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje mësohet se 13-vjeçari u përplas me një makinë ku gjendeshin një çift bashkëshortësh nga Elbasani të cilët kishin edhe një fëmijë të mitur.

Automjeti i tyre tip Audi ra në kanal, ata shpëtuan për mrekulli nga ky aksident.

LEXO MË SHUMË!  Tmerr në rrugë, futbollistit të njohur i drejtojnë pistoletën në fytyrë dhe i grabisin gjithçka!

Policia tha se Ervis Kume është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Published inNews