Bashkë me Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar edhe Uliam Shpataraku, ish-punonjës policie.
Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin me një automjet. Më pas, të dy kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Plepave.
Arrestimi i tyre vjen në kuadër të zhvillimeve në dosjen e AKSHI-t, për të cilën po heton Prokuroria e Posaçme (SPAK). Agasi ishte shpallur më herët në kërkim nga SPAK.
Pritet që autoritetet të zbardhin në vijim edhe detajet mbi akuzat dhe rolin e Uliam Shpatarakut në këtë çështje.
