Skip to content

“Afati i fundit 25 shtatori!”/ Qeveria jep lajmin e mirë për mjekët dhe infermierët

Ministria e Shëndetësisë ka hapur thirrjen për 70 kredi të lehtësuara me 0% interes, të dedikuara për mjekë dhe infermierë që synojnë të blejnë banesën e tyre.

Ministria e Shendetesise ben me dije se aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026. Procesi i aplikimit do të kryhet përmes platformës e-Albania.

LEXO MË SHUMË!  Plag*sja e të miturit në Kamëz, 17-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën

Sipas kritereve të përcaktuara, për të përfituar nga programi, aplikantët duhet:

》Të jenë të punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”;

》Të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit;

》Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet përmes kredisë së lehtësuar;

LEXO MË SHUMË!  BE ndryshon gjithçka në kufi, ja kush do të kthehet mbrapsht menjëherë

》Të mos jenë përfitues të programeve të tjera të strehimit social.

》Thirrja synon të ofrojë mbështetje konkrete për profesionistët e shëndetësisë, duke lehtësuar mundësinë e tyre për të siguruar një banesë.

Published inNews