Skip to content

Tmerr! 44-vjeçari vret tetë anëtarë të familjes dhe i vë flakën shtëpisë, mes tyre 4 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Billings, në Montana të SHBA-së, ku një 44-vjeçar vrau tetë anëtarë të familjes së tij, përfshirë katër fëmijë. Policia mbërriti në banesë, pasi kishte marrë njoftimin për të shtëna. Forcat e rendit dëgjuan të shtëna që vinin nga pjesa e pasme e shtëpisë, e cila pak më vonë u përfshi plotësisht nga flakët.

I dyshuari, Alan Smith, kishte jetuar me prindërit e tij në këtë banesë, por sipas familjarëve, ata i kishin kërkuar të largohej disa javë më parë. Megjithatë, ai u kthye të dielën, në momentin kur familja ishte mbledhur për darkën e përjavshme.

LEXO MË SHUMË!  DETAJE TRONDITËSE nga Ksamili: Vatra e qëlloi me thikë për vdekje portugezin, pesë kamerierët e “Principotes” e grushtuan pa mëshirë dhe u zhdukën

Mes viktimave ishin Owen Ireland, 13 vjeç, Chloe Ireland, 7 vjeç, si dhe Landon Ghekiere, 15 vjeç dhe Charlotte Ghekiere, 12 vjeç. Viktimat përfshinin katër breza të së njëjtës familje, nga një stërgjyshe në të 90-at, e cila përdorte karrocë me rrota, deri te një vajzë vetëm 7 vjeçe.

Hetuesit konfirmuan tetë viktima dhe thanë se Smith kishte qëlluar edhe veten. Zjarri shkatërroi plotësisht banesën, duke e bërë të vështirë punën e hetuesve. Zjarrfikësit vijuan përpjekjet për shuarjen e flakëve deri rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës.

LEXO MË SHUMË!  Detaje të reja/ Zbulohet kush është vajza bjonde që u filmua duke u futur në burgun e Peqinit, eskortë për 2 të dënuar! (EMRAT/Video)

Familjarët e përshkruan Charlotte si një heroinë, pasi ajo telefonoi 911 dhe u përpoq të kërkonte ndihmë për familjen e saj. Familja kishte origjinën nga zona e Seattle-it dhe ishte zhvendosur në Montana disa vite më parë. Alan Smith kishte jetuar me prindërit e tij për vite me radhë, ndërsa familjarët thanë se ai ishte një person i izoluar, që kalonte pjesën më të madhe të kohës në dhomën e tij përpara kompjuterit.

Published inNews