Yanis Yushvaev, i përshkruar nga mediat izraelite si kreu i të ashtuquajturës “mafia kaukaziane” në Izrael, u vra me armë zjarri pranë një pike karburanti në Cezare.
Ngjarja ndodhi në mes të ditës dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë.
Pamjet tregojnë Yushvaevin duke dalë nga një restorant në ambientet e pikës së karburantit, së bashku me dy persona të tjerë.
Në atë moment, një person i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele bejsbolli iu afrua grupit. Sipas pamjeve, autori kaloi pranë tyre dhe më pas u kthye papritur, nxori një armë dhe qëlloi Yushvaevin nga pas kokës, në distancë shumë të afërt.
Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes. Yushvaev u transportua në spital ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Policia izraelite ka nisur një operacion për gjetjen dhe arrestimin e autorit.
