Skip to content

17-vjeçarja vd*q pak ditë pasi u hodh nga pallati, zbardhet shënimi tronditës (Çfarë shkruhet)

Ka përfunduar në mënyrë tragjike ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë dy ditë më parë, pasi ka ndërruar jetë në spital edhe 17-vjeçarja e dytë, e cila ishte e shtruar në gjendje kritike në Reanimacionin e spitalit KAT.

Kujtojmë se adoleshentja u shtrua në spital pasi u hodh nga tarraca e katit të gjashtë të një pallati bashkë me shoqen e saj, e cila humbi jetën në vendngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, e mitura ndërroi jetë mbrëmjen e 14 majit, në orën 19:54, pas disa ditësh trajtimi intensiv, që prej 12 majit.

“Spitali KAT shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët e saj”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve paraprake, dy adoleshentet kishin lënë shënime personale para ngjarjes, më pas janë ngjitur në tarracën e pallatit, kanë mbyllur derën, kanë vendosur kufje duke dëgjuar muzikë dhe kanë rënë nga lartësia, të kapura për dore.

READ MORE  “S’i kishte as 100 lekë borxh kujt!” – Ulurima rrëqethëse e nënës së Mirel Çokajt: Djalin ma zhdukën në mal!

Në çantën e vajzës që humbi jetën në vendngjarje dhe banonte në atë pallat është gjetur një shënim ku ajo shkruante se vuante nga depresioni, se i donte prindërit e saj dhe se ata nuk kishin asnjë faj.

Ajo shprehej gjithashtu se kishte frikë t’i zhgënjente për shkak të mosarritjes në provimet e maturës, duke përfunduar me fjalët: “Nuk dua të jetoj në këtë botë”.

READ MORE  Protesta në Tiranë, një fëmijë humbet mes turmës, babai kërkon ndihmë

Gjithashtu, sipas mediave greke, policia ka gjetur edhe një ditar në shtëpinë e vajzës tjetër 17-vjeçare, e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme.

Edhe ajo kishte shkruar për depresionin dhe frikën se mund të zhgënjente prindërit në provime.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik në Greqi, ndërsa familjet e vajzave po përballen me një humbje të dyfishtë të rëndë.

Familjarët e njërës prej viktimave kanë bërë thirrje që, në vend të kurorave mortore, të bëhen donacione për organizatën “Buzëqeshja e Fëmijës”, në kujtim të saj.

“Me këtë veprim, kujtimi i saj do të ndihmojë fëmijët që kanë nevojë për mbështetje dhe shpresë”, thuhet në mesazhin e organizatës./Panorama.al

Published inNews