Skip to content

E FUNDIT/ Ngjarje e frikshme, përplasen dy skafe në Liqenin e Komanit, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën turistike të Komanit, pranë Lumit të Shalës, ku dy mjete lundruese të tipit skaf janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga informacionet paraprake që vijnë nga vendngjarja, dyshohet se si pasojë e përplasjes janë plagosur disa persona.

LEXO MË SHUMË!  Pas temperaturave të larta, bie shi me “gjyma” dhe stuhi/ “Tërbohet” moti në këto dy qytete

Të dhënat për gjendjen e tyre shëndetësore dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Në zonë pritet të mbërrijnë shërbimet përkatëse për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të zbardhur dinamikën e përplasjes.

Published inNews