Skip to content

Aksident tragjik, kamioni dhe autobusi përplasen kokë më kokë, humbin jetën 21 persona (Video)

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në shtetin brazilian të Paraná-s, ku një mikrobus i Shërbimit Shëndetësor të bashkisë së Imbituvës u përplas ballë për ballë me një kamion.

Sipas të dhënave të përditësuara, 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur. Aksidenti ndodhi pranë qytetit Ipiranga, ndërsa viktimat përfshijnë pasagjerë të mikrobusit dhe drejtuesin e kamionit.

Mikrobusi po transportonte pacientë dhe shoqërues të tyre drejt spitaleve në zonën e Curitiba-s. Sipas autoriteteve braziliane, të dhënat paraprake tregojnë se kamioni mund të ketë kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen fatale. Shkaqet e sakta të aksidentit po hetohen.

LEXO MË SHUMË!  Lajmi i fundit, tronditën socialistet/ Ish-ministri merr dënimin e rëndë, dënohet me 24 vite burg. Emri

Pesë personat e plagosur janë transportuar në spitalet e Ponta Grossa-s. Ndërkohë, ekipet e Policisë Rrugore Federale, zjarrfikësve dhe ekspertëve kriminalistikë kanë punuar në vendngjarje për nxjerrjen dhe identifikimin e viktimave.

Përmasat e tragjedisë kanë bërë që autoritetet e Paraná-s të aktivizojnë edhe protokollin ndërkombëtar për identifikimin e viktimave të fatkeqësive masive.

LEXO MË SHUMË!  Adoleshenti vrau gjyshërit para se të hapte zjarr në një shkollë, të paktën shtatë të vdekur

Ngjarja është cilësuar si një nga aksidentet rrugore më të rënda të regjistruara në shtet vitet e fundit.

Published inNews