Skip to content

Stuhi e fuqishme në vend, përmbytet një pjesë e shëtitores (Video)

Moti i keq ka përfshirë pasditen e kësaj të premte qytetin e Pogradecit, duke sjellë një ndryshim të shpejtë nga i nxehti i madh që ka shoqëruar vendin tonë gjatë javëve të fundit. Ajo që nisi si një vranësirë dhe stuhi e papritur, është shndërruar shpejt në përmbytje në disa prej rrugëve kryesore të qytetit.

Siç shihet qartë edhe nga pamjet e siguruara në terren, reshjet e dendura të shiut kanë kapluar zonën, duke bërë që sistemet e kullimit të mbingarkohen.

LEXO MË SHUMË!  Tjetër ngjarje tragjike në vend, gjendet i mbytur një person, detajet e fundit

Vështirësitë më të mëdha raportohen në rrugën “Dëshmorët e Pojskës” si dhe përgjatë shëtitores së qytetit, ku niveli i ujit ka arritur në kuota të konsiderueshme, duke pushtuar të gjithë hapësirën e kalimit.

Pamjet tregojnë qytetarë dhe këmbësorë të detyruar të heqin këpucët për të kaluar përmes ujit, ndërsa disa të tjerë përpiqen të lëvizin me biçikleta përmes rrugëve të bllokuara nga uji.

LEXO MË SHUMË!  E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar

Kjo kthesë drastike e motit vjen pas një periudhe të gjatë thatësire dhe temperaturash të larta, të cilat u shoqëruan me vatra të shumta zjarri në mbarë vendin.

Published inNews