Skip to content

“Largohem menjëherë!”/ Kush e priste këtë gjë! Rama zbulon kur do të japë dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi thirrjeve të vazhdueshme të protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen.

Rama ka përdorur shprehjen “Kush do le të këndojë, kush do le të pushojë” për të treguar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen thjesht sepse një grup njerëzish e kërkon këtë përmes thirrjeve apo korit.

Gjithashtu Rama e konfirmoi se do të japë menjëherë dorëheqjen sapo Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian, për të cilën është “qershia mbi tortë” e katër mandateve qeverisje.

LEXO MË SHUMË!  Arjan Curri: Rama po vdes për këtë protestë, ai nuk do të mbarojë sepse do që ...

“Ajo thirrja ‘Rama jepeee doreeeheqjen’ më pëlqen dhe më jep aq shumë energji sa, të jem i sinqertë, më bën të mendoj se mund të shkruaj edhe një këngë tjetër me të. Por përtej thirrjes, të ikësh nga zyra që na u besua nga shumica thjesht sepse një pakicë po bërtet në kor, nuk është as tipar i udhëheqjes, as i përgjegjësisë institucionale, as i përulësisë intelektuale. Është thjesht braktisje e një përgjegjësie. Kush do le të vazhdojë të këndojë. Misioni do të vazhdojë derisa të ngremë flamurin tonë dhe Skënderbeun në Bashkimin Evropian”, tha Rama.

LEXO MË SHUMË!  Lajm i trishtë! Ndërron jetë personi që dha shumë, njoftohet ndarja nga jeta e... (EMRI)
Published inNews