Skip to content

Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta Nën Koloneli i njohur shqiptar, dalin detajet e trishta dhe njoftimi urgjent

Nënkolonel Xhevahir Abdija është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familjarët, kolegët dhe miqtë.

Ai u nda nga jeta parakohe, në moshën 63-vjeçare, ndërsa do të prehet përgjithmonë në varrezat e Tufinës.

Për ata që e njohën, Xhevahir Abdija nuk ishte vetëm një ushtarak i respektuar, por edhe një njeri i dashur, me miqësi të shumta dhe me një natyrë të veçantë që e bënte të paharrueshëm në çdo shoqëri. Kolegët dhe miqtë do ta kujtojnë me respekt për karakterin, humorin dhe ngrohtësinë që përcillte në çdo takim.

LEXO MË SHUMË!  ‘Sot është dita e së vërtetës’, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Do zbërthej të gjitha manipulimet

“Na dogje shpirtin, vëlla. Dhimbja nuk mund të përshkruhet me fjalë. Çfarë të them më parë, o i miri? I njohur e me shumë shokë, lezeti i tavolinave dhe bisedave. Nuk mund ta pranoj ikjen tënde… kaq shpejt. Do të na mungojë përjetë dashuria dhe humori yt, o i mençuri dhe i miri ynë. Ti do të jesh gjithmonë me ne, sa të rrojmë, i përjetshëm e i paharruar në zemrat tona.”, ka shkruar e motra e nënkolonelit ku dhe ka dhënë lajmin e trishtë për humbjen e të vëllait.

LEXO MË SHUMË!  Deklarata e fortë e Ilir Kullës: Ekziston një listë e zezë me emra nga politika, biznesi dhe krimi

Published inNews