Skip to content

“Lajmet nuk më mbushnin më”/ Largimi nga Klan, Drini Zeqo: Duhet pyetur vetja a po bën gjënë e duhur…

Gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Drini Zeqo foli pa filtra mbi dashurinë, karrierën dhe jo vetëm.

Pjesë nga intervista:

Dukeshe sikur ti nuk do largoheshe kurrë nga lajmet dhe televizioni, pse ike ti nga TV Klan?

Unë isha dhe jam në një fazë kërkimi të të bërit atë që dua unë të bëj dhe siç unë dua ta bëj. E di që mund të jetë pak e tepruar dhe mendjemadhe, ose shumëkush mund të thotë që të gjithë duhet të përshtatemi pak me atë që janë mundësitë, me atë që ka tregu, me atë që ka mundësi një televizion, por nga ana tjetër pse mos ta dëgjojmë pak veten më shumë? Pse mos ta vendosim pak peshoren nga vetja dhe të themi që vetja jote është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër dhe a je duke bërë gjënë e duhur? Dhe ky ishte dhe është momenti im, që jam duke u përpjekur që t’i jap vetes time, ta vesh veten time me atë që dua unë të bëj dhe me atë që mundem të bëj. Është kaq e thjeshtë. Në njërën anë të peshores ishin lajmet, që nuk i doja më, nuk më mbushnin më. Dhe në anën tjetër ishte kjo eksperienca e të bërit diçka timen. Dhe krijimi apo prodhimi i një emisioni që po bëj, siç është podcasti, ishte një plotësim që për momentin është diçka që më përmbush.

LEXO MË SHUMË!  Mësuesja bën S*KS me gjashtë nxënës, 25-vjeçarja shantazhohej nga adoleshentët për notat ...
Published inNews