Skip to content

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vr*t gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin lidhje intime

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një 36-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 27-vjeçare dhe kunatin 56-vjeçar, pasi dyshonte se mes tyre kishte një lidhje intime.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të së martës, në zonën Yıldırım të Bursës.

Sipas mediave turke, 36-vjeçari Ismail Matur fillimisht ka qëlluar tetë herë ndaj kunatit të tij, Yavuz Yılmaz, në mes të rrugës, duke e lënë të vdekur.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tragjike në vend/ Digjet shtëpia, dyshohet se brenda ndodhej një nënë me dy fëmijët e saj!

Më pas, autori është kthyer në banesën e tij, ku ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, Canan, 27 vjeçe.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 36-vjeçarin, ndërsa në zonë është gjetur edhe arma që dyshohet se është përdorur në krim.

LEXO MË SHUMË!  "Plas" grushti në avion! Ndërhyri për të qetësuar tensionet mes çiftit, oficeri i policisë dhunohet nga pasagjeri i dehur (Video)

Pas arrestimit, gjatë marrjes në pyetje nga policia, Matur dyshohet se ka deklaruar se besonte që gruaja e tij dhe kunati kishin një marrëdhënie intime.

“Ishte çështje nderi që t’i vrisja”, mësohet t’u ketë thënë ai efektivëve pas arrestimit.

Policia turke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë.

Published inNews