Skip to content

Aksident i rëndë, 18 të vdekur dhe 32 të plagosur. Shumica adoleshentë

Të paktën 18 persona, shumica adoleshentë humbën jetën këtë të marte pas një aksidenti. Mësohet se dy autobusë që transportonin punëtorë bujqësorë në Egjiptin verior u përfshinë në aksident.

Shumica e të vdekurve janë adoleshentë të moshës 13 ose 14 vjeç. Viktima më e re ishte 10 vjeç, sipas medias lokale Al-Masry Al-Youm. Gjithashtu u plagosën 32 të tjerë.

LEXO MË SHUMË!  Tronditëse/ 17-vjeçarja gjendet e vdekur në valixhe

Pavarësisht rreziqeve, autobusat janë një mjet i zakonshëm transporti për miliona punëtorë, përfshirë të miturit, dhe shpesh janë të mbingarkuar.

Pasagjerët, shumica e të cilëve vinin nga dy fshatra në deltën e Nilit, “po shkonin për të punuar në një fermë”, tha një burim sigurie.

LEXO MË SHUMË!  Vrasja e Ilirit me 4 mbiemra në Laç, dy ditë pas eliminimit të 40-vjeçarit, gjendet në vendngjarje një tjetër armë (DETAJE)

Puna e fëmijëve është një problem i vazhdueshëm në Egjipt, që prek të paktën 1.3 milion të mitur, sipas shifrave zyrtare.

Published inNews