Skip to content

TRAGJEDI! Merr flakë banesa, gjyshja shpëton vetëm një prej fëmijëve, DIGJET E GJALLË me nipin e vogël

Një tragjedi familjare ka tronditur Izmirin, ku një 56-vjeçare dhe nipi i saj 4-vjeçar kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e familjes.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në zonën e Çiğli-t. Sipas informacioneve paraprake, Rezan Korkmaz kishte arritur fillimisht të nxirrte nga banesa nipin tjetër, 2-vjeçarin Mert.

Megjithatë, 56-vjeçarja është rikthyer në banesën që ishte përfshirë nga flakët, në përpjekje për të shpëtuar nipin 4-vjeçar, Yigit. Të dy u gjetën pa shenja jete nga ekipet e zjarrfikësve.

LEXO MË SHUMË!  4 miliardë lekë "gol" biznesmenëve, futi në kurth edhe politikanët e lartë të PS, kush është Indrit Aliu?! Mashtruesi që ndryshon emrat, ju shfaq Ramës në Izrael, e fundit ishte Spiropali

Trupi i gjyshes u gjet pranë fëmijës, çka ka ngritur dyshimet se ajo është përpjekur ta mbronte nipin gjatë momentit të zjarrit.

Gjyshi 59-vjeçar, Bayram Korkmaz, arriti të shpëtonte duke u hedhur nga dritarja e banesës. Ai pësoi djegie në duar dhe në shpinë dhe, pasi mori trajtim mjekësor në spital, u dërgua në banesë.

LEXO MË SHUMË!  U largua me makinë, i riu rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, familja apelon për ndihmë

4-vjeçari Yigit pritej të festonte ditëlindjen e tij më 23 gusht.

Pas përfundimit të autopsive, trupat e gjyshes dhe nipit iu dorëzuan familjarëve. Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe rrethanat e tragjedisë.

Published inNews