Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Dorëhiqet nga detyra zyrtari i lartë i shtetit

Në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar për shkak të zjarreve, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara ka dhënë dorëheqjen.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa ditën e sotme është firmosur edhe urdhri për largimin e tij nga detyra.

LEXO MË SHUMË!  “Iu thashë mos bëni zhurmë, por më ...”/ Flet polici që u dhunua, nga grupi i të rinjve që bërtiste në rrugë

Arsyet e dorëheqjes së Arben Carës, në këtë moment të situatës së vështirë me zjarret në disa zona të vendit, ende nuk janë bërë të ditura.

Cara drejtonte Shërbimin Zjarrfikës, strukturë e cila është e angazhuar në operacionet për përballimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.

LEXO MË SHUMË!  Vendimi FANTASTIK i Qeverisë ‘RAMA’, Konfirmohet më në fund: Do japim më shumë LEK për ...
Published inNews