Skip to content

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat prekin mënyrën e organizimit të strukturave drejtuese, emërimet në nivelet drejtuese të policisë, strukturën e Postës së Policisë, si dhe sistemin e gradave.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Me ligjin e ri, pas përfundimit të detyrës, ai mund të rikthehet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, por nuk mund të riemërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ky parashikim ndryshon nga ligji i mëparshëm, i cili përcaktonte që Drejtori i Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit, nuk mund të rikthehej në strukturat drejtuese dhe mund të angazhohej vetëm në rolin e këshilltarit.

LEXO MË SHUMË!  Zbardhen bisedat! Jo vetëm k*kainë dhe para, “çunat” e dr*gës ranë në dashuri me vajzat latine në Ekuador

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me emërimin e shefave të komisariateve dhe drejtorive. Sipas ndryshimeve të reja, emërimet do të kryhen sërish nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ky mekanizëm rikthen mënyrën e parashikuar në ligjin e mëparshëm, ndërsa ligji i vitit 2024, i cili tashmë ndryshohet, parashikonte që emërimet të bëheshin pas zhvillimit të një konkursi. Ndryshimet prekin edhe strukturën territoriale të Policisë së Shtetit.

LEXO MË SHUMË!  Aksident tragjik, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së autobusit me gjashtë makina

Rikthehet struktura e njohur si “Posta e Policisë”, e cila ishte ndryshuar në kuadër të organizimit të mëparshëm. Ndërkohë, ligji i ri sjell ndryshime edhe në sistemin e gradave të Policisë së Shtetit, duke rishikuar mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre.

Ndryshimet e reja synojnë të përcaktojnë një tjetër mënyrë organizimi të strukturave dhe të funksioneve drejtuese brenda Policisë së Shtetit./ Top Channel

Published inNews