Skip to content

KONFIRMOHET Ambasadori i Amerikës në Shqipëri, kush merr “OK” nga Trump

Eric Wendt ka marrë aprovimin edhe nga Senati Amerikan si ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri.

Tani, mbetet si procedure formale vetëm firmosja nga presidenti amerikan, Donald Trump që Wendt të nisë punën në Shqipëri.

● Kush është Wendt?

Wendt ka një karrierë të gjatë mbi tri dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim.

LEXO MË SHUMË!  BE dha“dritën jeshile” për IBAR, Rama mesazh për opozitën: U lëshuat rrugëve dhe dogjët vendin me molotov, por Shqipëria fitoi përsëri

Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Gjatë karrierës së tij, ëendt ka qenë koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez në periudhën 2017–2019, si dhe shef i Shtabit në Komandën e Paqësorit të SHBA-së.

LEXO MË SHUMË!  Eskortat "mbysin" burgjet/ 6 prokurori hetojnë 17 raste të takimeve speciale! (Fenomeni si 'qokë' për zgjedhjet parlamentare)

Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare.

Published inNews