Skip to content

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, nëse kapesh 2 herë i dehur në timon heqje patente … dhe kufizime të reja për…

Ndryshimet në Kodin Rrugor, të miratuara në seancën e 18 qershorit në Kuvend dhe të botuara në Fletoren Zyrtare më 22 korrik, kanë hyrë në fuqi një ditë më parë.

Masat e ashpërsuara ndëshkojnë rëndë të dehurit në timon që janë përsëritës dhe që u hiqet përjetë patenta.

Konkretisht, nëse je i dehur, je ndëshkuar më parë nga policia për këtë shkelje të Kodit Rrugor dhe drejton makinën sërish me më shumë se 0.5 g/litër në gjak, patenta do të të hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi rimarrje në autoshkollë.

Ndryshmet prekin edhe drejtuesit e rinj. Nëse je pa patentë në moshë madhore dhe kapesh nga policia duke qarkulluar me automjet, përveç gjobës, për 1 vit nuk do të mundësh të pajisesh me një të tillë, pra nuk ke të drejtë të shkosh në autoshkollë për t’u bërë shofer. Masa është më e rëndë nëse je i mitur dhe kapesh në timon. Kur të jesh 18 vjeç, nuk do të mund të marrësh patentë si bashkëmoshatarët. Duhet të kalojnë të paktën edhe 2 vjet të tjera që të paraqitesh në autoshkollë.

LEXO MË SHUMË!  E BUJSHME/ Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt, ja çfarë sapo u komunikua

Kjo kategori shoferësh, në 2 vitet e para të pajisjes me patentë, nuk duhet të vërë asnjë pikë alkool në buzë kur është në timon, shpejtësia në autostradë duhet të jetë maksimumi në 90 km/h dhe 80 km/h në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara. Nëse nuk respektohen, ndëshkimi me gjobë është nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, përveç pezullimit të patentës 1 muaj dhe heqjes së pikëve. Nëse gjatë kësaj faze prej 2 vitesh shoferi bën 2 shkelje brenda 1 viti, kufizimet e shpejtësisë apo qarkullimit me orare, zgjaten edhe me 1 vit, duke e çuar në 3.

LEXO MË SHUMË!  Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Rritet vlera e gjobës për shpejtësi në zona të banuara dhe për shoferë me manovra agresive.

Nëse deri më tani gjoba ishte 10 deri në 40 mijë lekë, shkon nga 20 deri në 60 mijë lekë. Nëse një shofer kapet 2 herë në një vit me celular në dorë në timon, patenta i pezullohet 3 muaj.

Deri tani Kodi Rrugor e kishte këtë shkelje me 3 herë. Celulari ndalohet të përdoret jo vetëm nga shoferët e makinave, por edhe drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave.

Ndryshim i rëndësishëm bëhet edhe te pezullimi i lejes së drejtimit. Nëse deri më tani, pezullimi mund të konvertohej me dhënien e dyfishit të vlerës së gjobës nga i gjobituri, si nga të huaj dhe nga shqiptarë, tashmë për patentat që lëshojnë autoritetet tona, nuk ekziston. Pezullimi i patentës bëhet automatikisht.

Published inNews