Skip to content

Tjetër ngjarje e rëndë/ Humb jetën në spital 49-vjeçarja, dyshimet e para

Një 49-vjeçare ka humbur jetën këtë të enjte në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 13:50 ka ndërruar jetë shtetasja me inicialet D. P., e cila ishte transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë pasojave.

LEXO MË SHUMË!  Mbi 500 projekte pa garë, 60 studio europiane dhe miliarda të fshehura, çfarë fshihet pas “Sky ECC-së” së re që ka

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet që ekspertizat përkatëse të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast.

Published inNews