Skip to content

Për herë të parë në HISTORI/Autoritetet mbyllin plazhin, peshkaqeni shfaqet pranë bregut!

Një plazh në ishullin britanik të Xhersit është mbyllur për herë të parë në histori për shkak të shfaqjes së një peshkaqeni pranë bregut. Roja bregdetare urdhëroi evakuimin e menjëhershëm pasi një krijesë e madhe, e dyshuar si peshkaqen, u pa vetëm rreth 40 metra larg vijës bregdetare.

Ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës në Gjirin St Ouen, ku rojet ngritën flamurin e kuq dhe ndaluan hyrjen në det për rreth 45 minuta. Sipas rojës bregdetare Tom Rolls, gjallesa detare ishte me ngjyrë gri të errët dhe kishte një gjatësi të vlerësuar mes 3 dhe 3.7 metrash.

LEXO MË SHUMË!  Alarm në aeroport, gjendet dron me bombë pranë avionit ukrainas

Fillimisht, rojet menduan se bëhej fjalë për një alarm të rremë, por pas raportimeve të shumta nga pushuesit dhe konfirmimit nga kolegët në terren, vendosën të boshatisnin të gjithë plazhin.

Një prej rojave tha se peshkaqeni kaloi fare pranë dërrasës së tij të sërfit, aq afër sa arriti ta prekte me dorë për ta larguar. Pas pak minutash, gjallesa u largua drejt jugut pa sulmuar askënd.

Instruktori i sërfit, Jesse Heddercott, tha se një situatë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Xhersi. Fillimisht, ai dhe të tjerët menduan se ishte një ton ose ndonjë peshk i madh, por më pas u konfirmua se me shumë gjasa ishte një peshkaqen.

LEXO MË SHUMË!  Vrasja e Ilirit me 4 mbiemra në Laç, dy ditë pas eliminimit të 40-vjeçarit, gjendet në vendngjarje një tjetër armë (DETAJE)

Ngjarja vjen vetëm pak kohë pasi një tjetër peshkaqen i rrallë, i gjatë rreth katër metra dhe me peshë 600 kilogramë, u gjet i bllokuar në një plazh tjetër të Xhersit. Ekspertët identifikuan specien si peshkaqen tigër me dhëmbë të vegjël, një specie e rrezikuar që zakonisht jeton në ujëra të ngrohta dhe të thella.

Published inNews