Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në një kantier ndërtimi në Durrës, teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, ku sipas policisë, shtetasi me inicialet E. L., rreth 40 vjeç, është ndjerë keq teksa punonte në kantier.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
