Skip to content

Tragjike në Itali/ Shqiptari humb jetën në aksident, u hodh 50 metra nga përplasja

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor me motor, që ndodhi mbrëmjen e së martës, 4 gusht, në provincën e Pistoias, në Itali.

Viktima është Maksim Sinani, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë gjatë natës në spital.

Sipas mediave italiane, Sinani po udhëtonte me motorin e tij Kawasaki Z1000 në drejtim të Pistoias, së bashku me një grup motoristësh, kur u përplas ballë për ballë me një Volkswagen Tiguan që po vinte nga drejtimi i kundërt.

LEXO MË SHUMË!  Del EMRI para kohe! Kush është ministrja që do të japë ‘DORËHEQJEN’/ Çfarë po ndodh…

Përplasja ishte jashtëzakonisht e fortë dhe si pasojë e goditjes, 33-vjeçari u hodh rreth 50 metra larg vendit të aksidentit.

Ai pësoi dëmtime të shumta në trup dhe plagë të rënda në njërën këmbë, ndërsa motori i tij u shkatërrua plotësisht.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje. Gjatë ndërhyrjes së mjekëve, Maksim Sinani ishte ende i vetëdijshëm. Ai u transportua fillimisht me urgjencë në spitalin San Jacopo në Pistoia, ku u stabilizua dhe u intubua.

LEXO MË SHUMË!  E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, nëna humb jetën duke mbrojtur vajzën e saj gjatë tërmetit në Venezuelë

Më pas, rreth orës 23:00, ai u dërgua me helikopter në Qendrën e Traumës në Careggi për trajtim të specializuar. Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua gjatë natës dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Published inNews