Skip to content

Aktivisti PARALAJMËRON Ramën: Nëse nuk jep dorëheqjen deri në shtator, do të…

Në ditën e 66 të protestës para Kryeministrisë, aktivisti Mirjan Aliaj mbajti një fjalim, ku përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Aliaj u shpreh se protesta ka hyrë në muajin e dytë, duke theksuar se forca e saj nuk matet me numrin e ditëve, por me vendosmërinë për të arritur largimin e kryeministrit.

Po ashtu, ai i ka kërkuar kryeministrit që të largohet para se të vijë shtatorit në mënyrë paqësore, duke e paralajmëruar se nëse nuk ikën vet, largimi do të jetë siç ai nuk e ka imagjinuar.

LEXO MË SHUMË!  Si një reagim i shpejtë shpëtoi jetën e një 52-vjeçari pas një infarkti masiv

“U bënë dy muaj që postojmë. Ajo që na bën krenar nuk janë ditët, por vendosmëria për të larguar Ramën. I kujtojmë për ca jemi këtu, dorëheqje! Nesër do të nisë numërimi mbrapsht për Edi Ramën. Nëse nuk e ka kuptuar, i themi që të largohet pa ardhur shtatori, se po erdhi shtatori largimi i tij do të jetë siç ai nuk e imagjinon. I themi të largohet në mënyrë paqësore, para se të vijë shtatori. Nesër me shumë!”, tha aktivisti.

LEXO MË SHUMË!  “Kamarieri” i Lorenës si “shoferi” i Mirlindës. Kush është Ardit Kasemi, drejtori matrapaz i Kadastrës?
Published inNews