Skip to content

Alarm në aeroport, gjendet dron me bombë pranë avionit ukrainas

Një dron i pajisur me eksploziv është gjetur pranë një avioni transporti ukrainas në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, duke shkaktuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve gjatë natës.

Sipas raportimeve, pajisja u zbulua pranë një avioni ukrainas të tipit Antonov. Droni kishte të bashkangjitur material shpërthyes dhe një detonator, por shpërthimi nuk ndodhi pasi mekanizmi i ndezjes ishte dëmtuar.

LEXO MË SHUMË!  Reagon nëna e 17-vjeçares pas videos së dhunës në Fier

Një robot i specializuar për çaktivizimin e bombave ndërhyri për të neutralizuar pajisjen. Hetimet po kryhen nga autoritetet gjermane të sigurisë, ndërsa në proces janë përfshirë edhe hetues të NATO-s.

Aeroporti i Leipzigut, një nga pikat kryesore logjistike për transportet drejt Ukrainës, u mbyll për trafikun ajror deri në orët e para të mëngjesit. Disa fluturime u vonuan, ndërsa një avion nga Mallorca u ul me vonesë pas rikthimit të operacioneve.

LEXO MË SHUMË!  Atentati me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan/ Kush tentoi ta vriste nipin e 'Oti Kilës' i maskuar si grua, ja pista ku po hetohet!
Published inNews