Skip to content

Lajm i keq për ata që kanë Euro

Monedha evropiane e ka nisur gushtin me një tjetër rekord negativ në rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot u këmbye me mesatarisht 93.3 lekë.

Rënia e euros është thelluar edhe më shumë me afrimin e pikut të sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të valutës që hyn në vend.
Këtë të hënë një euro po u blihet qytetarëve nga pikat e këmbimit me 93 lekë dhe po u shitet me 93.6 lekë.

LEXO MË SHUMË!  Aksidenti TRAGJIK në Maqedoninë e Veriut! Identifikohen viktimat: Babë e bir dhe dy 20-vjeçarët u dogjën brenda makinës

Këto janë vlerat më të ulta të regjistruara ndonjëherë dhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar ka rënë me 4.2%.

Për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute, duke bërë që rezerva valutore të arrijë shifrën rekord prej 7.8 miliardë euro në fund të qershorit.

LEXO MË SHUMË!  Paralajmërimi i fortë i meteorologes Tanja Porja: Korriku do jetë ...
Published inNews