Skip to content

Ngjarje tronditëse/ Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Vescovato, në provincën e Cremonës, Itali. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve.

Sipas mediave italiane, viktima, i identifikuar me inicialet N. Dalipaj, është goditur të paktën tri herë në pjesën e qafës. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

LEXO MË SHUMË!  Triumf ndërkombëtar apo p*opagandë? D*bati i madh për 8 milionë eurot e Kanye West në Shqipëri

Lidhur me ngjarjen, autoritetet italiane kanë ndaluar një 32-vjeçar, Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Maggiore” të Cremonës.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive banale, të lidhura me xhelozinë për një vajzë.

LEXO MË SHUMË!  Deputetja e PS-së: Do të kemi marrëveshje për Shqipërinë e re

Raportohet se fillimisht mes dy personave ka pasur një debat në një lokal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike dhe përdorim të armës së ftohtë.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Published inNews