Skip to content

Lajm i keq për ata që kanë Euro, shënohet rekord i ri

Monedha evropiane e ka nisur gushtin me një tjetër rekord negativ në rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot u këmbye me mesatarisht 93.3 lekë.

Rënia e euros është thelluar edhe më shumë me afrimin e pikut të sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të valutës që hyn në vend.

LEXO MË SHUMË!  Berisha trondit vendin me paralajmërimin: Ja çfarë po përgatit Rame me Ballukun

Këtë të hënë një euro po u blihet qytetarëve nga pikat e këmbimit me 93 lekë dhe po u shitet me 93.6 lekë.

Këto janë vlerat më të ulta të regjistruara ndonjëherë dhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar ka rënë me 4.2%.

LEXO MË SHUMË!  Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga, dyshohet se disa kanë mbetur të bllokuar

Për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute, duke bërë që rezerva valutore të arrijë shifrën rekord prej 7.8 miliardë euro në fund të qershorit.

Published inNews