Skip to content

U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, reagon ish-sekretarja e PD, Jola Hysaj zbulon bisedën me Ramën

Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit të saj në postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar marrjen e detyrës dhe duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë.

Në deklaratën e saj, ajo thotë se e ka takuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj i ka kërkuar të fokusohet te ngritja e institucionit dhe jo te përkatësia politike.

Hysaj, e cila deklaron se është demokrate por jo më pjesë e Partisë Demokratike, u shpreh se zgjedhja e saj lidhet me angazhimin në sektorin e turizmit, ku thotë se ka punuar prej vitesh. Ajo ka kundërshtuar komentet dhe spekulimet pas emërimit, duke deklaruar se respekton ata që e urojnë për detyrën dhe se nuk do të ndikojë nga kritikat ndaj vendimit të saj.

LEXO MË SHUMË!  Blendi Fezviu mbyll emisionin OPINION! Nuk do dalë më deri në Shtator!

“Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.

Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.

LEXO MË SHUMË!  Vjen lajmi i papritur nga moti! Bëhuni gati, në Shqipëri pritet që ...

Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.

Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite. Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt. Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj”, shkruan Jola Hysaj./Top Channel

Published inNews