Skip to content

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Qeveria synon të rishikojë kufijtë e shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe njëkohësisht do të zgjerojë monitorimin elektronik të drejtuesve të automjeteve, përmes kamerave dhe sistemeve inteligjente të lidhura me qendrën e kontrollit të trafikut.

Masat janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planit të saj të veprimit publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Dokumenti parashikon gjatë periudhës 2027–2029 “vendosjen e kamerave të shpejtësisë dhe sinjalistikës tjetër inteligjente” në pika të përzgjedhura të rrjetit rrugor.

Pajisjet do të përdoren për monitorimin e shpejtësisë dhe do të integrohen me Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut, sipas planit. Treguesi i përcaktuar për zbatimin e masës është numri i vendndodhjeve ku instalohen kamerat dhe sinjalistika inteligjente.Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni përgjegjës për zbatimin, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, strukturat përgjegjëse për transportin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

LEXO MË SHUMË!  FOTO/ I vendosi th*kën në fyt policit, dhe tentoi t’i marrë edhe a*mën, ky është autori i sulmit tek ‘Kthesa e Kamzës’

Në të njëjtën periudhë, autoritetet do të rishikojnë edhe kufijtë ekzistues të shpejtësisë. Strategjia kërkon që ato të përshtaten sipas “Qasjes së Sistemit të Sigurt”, duke marrë parasysh karakteristikat e rrugës, mbrojtjen që ofrojnë automjetet dhe aftësinë e trupit të njeriut për të përballuar goditjen gjatë një aksidenti.

LEXO MË SHUMË!  Plagosja në Durrës, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Dokumenti parashikon që kufijtë e rinj të lidhen me nivelin e rrezikut në secilin segment, ndërsa masat në zonat urbane do të përfshijnë qetësimin e trafikut dhe ndërhyrje pranë shkollave dhe zonave me lëvizje të lartë të këmbësorëve.

Plani kërkon gjithashtu monitorimin e “përqindjes së automjeteve që udhëtojnë brenda kufirit të shpejtësisë” në kushte trafiku të lirë. Ky tregues do të përdoret për të matur zbatimin e strategjisë dhe për të orientuar kontrollet policore dhe fushatat e sigurisë rrugore./Monitor

Published inNews