Skip to content

Çfarë ndodhi? Policia e Shtetit merr vendimin e fortë anulon …

Policia e Shtetit ka anuluar garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve kryesore të institucionit.

Vendimi është bërë publik përmes një njoftimi të datës 28 korrik 2026.

Sipas Policisë, anulimi vjen pas ndryshimeve në ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në kuadër të ristrukturimit të institucionit.

Bëhet fjalë për procedurën e konkurrimit të shpallur më 2 korrik 2026 për pozicionet e drejtorëve të Departamentit të Policisë Kriminale, Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, si dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tronditëse në vend, gjendet një person pa shenja jete

Në njoftim thuhet se ndryshimet në ligj sjellin riorganizimin e strukturës së Policisë së Shtetit.

Për këtë arsye, gara është pezulluar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe me mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët.

Policia sqaron se procedura do të mbetet e anuluar deri në zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore.

LEXO MË SHUMË!  Goditi me grusht shefin e sektorit pas transferimit, punonjësit të Policisë Bashkiake i ndodh ajo që nuk e priste

Kjo do të thotë se gara pritet të rihapet pasi të përfundojë ristrukturimi i institucionit. Ky vendim vjen vetëm pak javë pasi ishte hapur thirrja për aplikime.

Published inNews