Skip to content

Dalin detajet e dhimbshme/ Pushimet që u kthyen në tragjedi për familjen Çela, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj, kishin shkuar për të riparuar shtëpinë në fshat

Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të mërkurë fshatin Domën në Postribë të Shkodrës, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 3 vjeç, humbën jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, kur e reja ndodhej brenda banesës së bashku me dy fëmijët. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtonte.

LEXO MË SHUMË!  Vala e të nxehtit “djeg” Shqipërinë, sa pritet të shkojnë temperaturat SOT

Dyshimet e para të hetuesve janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë, ndërsa ekspertët vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

Familja Çela jetonte prej vitesh në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në Shqipëri. Sipas informacioneve, ata kishin shkuar gjatë ditës në banesën e vjetër në fshatin Domën për të kryer riparime dhe punime restauruese.

LEXO MË SHUMË!  Nga Dua Lipa dhe Hollywood-i te familja Trump: Zbulohet skenari per Edi Ramën!

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, nëna dhe dy fëmijët ndodheshin brenda shtëpisë, ndërsa kryefamiljari ishte pak më larg, në fshat.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka prekur thellë komunitetin dhe opinionin publik.

Published inNews