Skip to content

Ngjarja tragjike në Shkodër ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj, reagon presidenti Begaj

Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të mërkurë në Postribë të Shkodrës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Begaj shprehu ngushëllimet e tij për familjarët për këtë dhimbje të madhe.

LEXO MË SHUMË!  E BUJSHME/ Tërmet në Policinë e Shtetit, pezullohen nga detyra 3 shefat e komisariateve (EMRAT)

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe”, shkruan ai.

LEXO MË SHUMË!  Çfarë fshihet pas vrasjes së Eglant Koçit nga shoku i tij? Zbardhen detaje të reja, autori shihet në rrugët e Tiranës por...

Published inNews