Skip to content

Tragjedi makabre! Babai vret gruan, 6 fëmijët, djeg shtëpinë dhe më pas …

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku një 47-vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij, më pas i vuri flakën banesës dhe kreu vetëvrasje.

Christopher Karolkiewicz, 47 vjeç, bashkëshortja e tij Amanda “Maddie” Karolkiewicz, 39 vjeçe, si dhe gjashtë fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në Grand Haven Township, pranë Liqenit Michigan.

Sipas hetimeve paraprake, Christopher dyshohet se qëlloi fillimisht me armë zjarri gruan dhe fëmijët e tij. Më pas, ai dyshohet se ndezi disa vatra zjarri në pjesë të ndryshme të banesës, përpara se të qëllonte veten.

Policia u njoftua pas raportimeve të banorëve për tym që dilte nga shtëpia. Ekipet e emergjencës punuan për rreth tre orë për të lokalizuar burimin e zjarrit dhe për të hyrë në banesë, ku zbuluan trupat e tetë anëtarëve të familjes.

LEXO MË SHUMË!  Artan Hoxha nxjerr detajet e rënda, ja pse u detyrua të largohej nga Shqipëria

Autopsitë kanë konfirmuar se viktimat humbën jetën nga plagët e shkaktuara nga armë zjarri dhe jo si pasojë e zjarrit. Hetuesit dyshojnë se flakët janë vendosur qëllimisht në disa pika të banesës pas vrasjeve, ndërsa po vijojnë punën për të përcaktuar mënyrën e saktë se si nisi zjarri. Edhe kafshët shtëpiake të familjes nuk kanë mbijetuar.

Sipas mediave amerikane, Christopher dhe Amanda ishin njohur në vitin 2008 në vendin e punës dhe ishin martuar në vitin 2009. Çifti kishte katër fëmijë biologjikë dhe më pas kishte adoptuar edhe dy vajza.

LEXO MË SHUMË!  Lajm i mirë! Qeveria Rama zbulon VENDIMIN: Do të jetë falas ...

Megjithatë, pas imazhit të një familjeje të lumtur, hetuesit po shqyrtojnë edhe problemet e mëparshme në marrëdhënien e çiftit. Rreth tetë vite më parë, Christopher dyshohet se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një praktikante në vendin e punës.

Dy vite më parë, Amanda kishte ndarë në Reddit vështirësitë e martesës së saj, duke treguar për problemet në marrëdhënie dhe tradhtitë e bashkëshortit. Në disa postime ajo kishte përshkruar periudhën e vështirë emocionale dhe përpjekjet për të vazhduar jetën.

Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie familjare.

Published inNews