Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, makina bëhet “copë-copë”! 3 persona …

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një me targa greke dhe një tjetër me targa italiane.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit me targa greke ka tentuar të kryejë një parakalim, por manovra e gabuar ka sjellë përplasjen mes automjeteve, duke bërë që mjeti me targa italiane të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal.

LEXO MË SHUMË!  La pas gruan dhe vajzën 8 vjeçe, Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës

Si pasojë e aksidentit, tre persona që udhëtonin në automjetin me targa italiane, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre i rritur, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës me dy autoambulanca për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama gjen “armiqtë”, ja kush fshihet pas protestave në Tiranë
Published inNews